Pozita dhe opozita duhet të dakordohen për procesin e dialogut
20 qershor 2018
| 13:21
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas përfundimit të tryezës së partive politike të organizuar nga Partia Socialdemokrate, ka bërë me dije se sot kanë pasur një takim shumë konkret, në të cilin është diskutuar për një temë që është shumë aktuale dhe e rëndësishme, atë të dialogut me Serbinë.
Ai ka theksuar se konsensusi për dialogun me Serbinë është shumë i dëshirueshëm.
Sipas Krasniqit, gjithëpërfshirja në këtë proces është e nevojshme.
“Duhet të dakordohemi sa më shumë që mundemi ndërmjet pozitës dhe opozitës për procesin e dialogut”, ka deklaruar Memli Krasniqi.
/Epoka e re/