Pozita dhe opozita nuk merren vesh për rezolutën për dialogun me Serbinë

01 nëntor 2018 | 12:00

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti,  ka bërë me dije se nuk kanë arritur të dakordohen rreth rezolutës së propozuar nga kjo parti për dialogun me Serbinë.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk kishte vullnet nga opozita për ta harmonizuar rezolutën e opozitës për dialogun.

“Ne nuk heqim dorë dhe nuk dorëzohemi nga kërkesa jonë për harmonizimin e kësaj rezolute”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk do të marrim pjesë fare ne votim të kësaj rezolute.

 /Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda,…