Pozita pret që platforma për dialog me Serbinë të kalojë në Kuvend
Pozita pret që platforma shtetërore e Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut me Serbinë të kalojë në Kuvendin e Kosovës pavarësisht prej faktit se opozita e ka kundërshtuar një dokument të tillë.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë për gazetën “Epoka e re” se përmes kësaj platforme synohet të arrihet një unitet në mes të subjekteve politike në këtë proces.
“Ideja e platformës është që të kemi unitet në mes të gjitha partive politike, atyre që janë në koalicion qeverisës dhe atyre që janë në opozitë, meqë politika e jashtme është një temë që duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë. Temat e interesit strategjik janë tema të të gjithë atyre të cilët janë në politikë, pavarësisht se kush mund të jetë përkohësisht në pushtet dhe në opozitë. Ideja e platformës është arritja e një konsensusi politik në mes të gjitha partive politike”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka bërë me dije se Kuvendi është institucioni ku duhet të krijohet uniteti për temat kombëtare.
Mirëpo opozita parimisht e ka kundërshtuar këtë platformë, të cilën Qeveria e ka miratuar dhe më pas e ka proceduar për në Kuvend.
Sipas përfaqësuesve të dy partive opozitare, LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo platformë është e varfër.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)