Pozita thotë se kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja, e pasinqertë

08 prill 2019 | 07:35

Zyrtarët e lartë të partive të koalicionit qeverisës nuk besojnë se vendi mund të shkojë tani në zgjedhje të reja. Shefat e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se paralajmërimet e subjekteve opozitare për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të reja janë të pasinqerta.

Sipas Memli Krasniqit dhe Ahmet Isufit, as LDK-ja dhe as LV-ja nuk janë të gatshme për zgjedhje të reja.

“Kjo nuk është aspak shqetësuese sepse nuk është kërkesë e sinqertë. Asnjëra prej partive opozitare nuk dëshiron zgjedhje dhe arsyet janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë me kontekstet e tyre të brendshme. Por, përtej marketingut politik nuk besoj se ka asgjë të vërtetë”, ka thënë ai, duke shtuar se, nëse opozita do të ishte e interesuar për zgjedhje, do të vepronte në mënyrë konkrete në atë drejtim.

Edhe shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka bërë me dije opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja, duke shtuar se koalicioni qev-erisës është funksional dhe po i kryen obligimet që ka marrë.

“Opozita e ka për obligim ta korrigjojë qeverinë, pra t’i gjejë gabimet e saj dhe ta kritikojë atë. Por, njëherë përnjëherë nuk ka shenja të ndonjë krize institucionale apo të koalicionit qeverisës. Edhe pse opozita deklarativisht po thekson nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, ajo nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje”, ka thënë Isufi.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se…