Pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë për ta votuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

13 nëntor 2020 | 21:15

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se pozita dhe opozita duhet të bëhen bashkë për ta votuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka thënë se votimi i këtij projektligji do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarët dhe bizneset.

“Pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kur kemi parasysh se vendi ndodhet në një situatë pandemie”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Votimi i këtij projektligji do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarët dhe bizneset. Duhet t’i lëmë anash dallimet politike, sepse është në interesin e qytetarëve që ky projektligj të votohet”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kosovës në kuadër…