![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/komisioni.jpg)
Pozitë e opozitë pajtohen të nis puna në hartimin e Projektligjit për sigurimet shëndetësore për policinë dhe FSK-në
Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione kanë kërkuar që të iniciojnë një nismë ligjore për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së.
Me këtë propozim janë pajtuar pozita dhe opozita. Nismën për sigurim shëndetësor e ka propozuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili ka thënë se institucionet e sigurisë kanë nevojë për këto sigurime.
Kjo nismë është përkrahur edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
“Çështja e sigurimeve jetësore dhe shëndetësore është me vend. Nëse ne presim, mund ta bëjmë një iniciativë ligjore për me nis si projekt. Është shumë e nevojshme” ka thënë ai.
Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni, kanë propozuar që t’i bëjnë një vizitë pikës kufitare në Jarinjë si dhe vendeve tjera që janë vërshuar së fundi nga reshjet e shiut.