PRANGAT E KËMBËVE TË TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR TRIBUNIT TË KOMBIT RAMIZ CERNICA

29 korrik 2023 | 10:22

Ismet Sylejmani

Prangat e këmbëve me të cilat është mbajtur i lidhur Heroi i Kuvendit të Kosovës, Tribuni i Kombit Ramiz Cernica!

Historia dëshmon se Ramiz Cernica, ishte i pari dhe i vetmi Deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili pas përfundimit LDB-së, për shkak të qendrimit të tij titanik, në mbrojtje të palcës së kombit, u burgos nga rregjimi gjakatar i xhelatit Tito, dhe nga pasardhësit e krajlëve të Serbisë pushtuese!

Më shumë se kushdo tjetër, vetëm të burgosurit politik e dijnë dhe e ndjejnë se çka do të thotë të jeshë i prangosur, madje edhe të jeshë këmbë e duar i lidhur me pranga e zingjirë!

Faktet dëshmojnë se i vetmi i burgosur politik shqiptar që e mbanin të lidhur me pranga me zile në këmbë ishte gjeniu i parlamentarizmit shqiptar, i madhi i pavdekshëm Ramiz Cernica!

Në foto prangat e ekspozuara në Gjilan, në Akademinë Jubilare në nderim të Ramiz Cernicës, Deputetit të vetëm shqiptar, që kundërshtoi aneksimin e Kosovës nga Serbia, eveniment i madh kombëtar i organizuar në kuadër të nderimit të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar??!

Prishtinë, 29 Korrik 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti…