“Prania e KFOR-it në Kosovë, ‘arsyeja kryesore pse Serbia nuk mund të sulmojë’”

30 mars 2025 | 13:32

Hulumtuesi në Universitetin e Sarajevës, Hikmet Karçiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se prania ndërkombëtare ushtarake në Kosovës është frenuesi kryesor ndaj agresionit serb.

“Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin – në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin”.

“Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje – përveç para gati dy vjetësh në Banjskë – ta sulmojë fizikisht atë”, ka thënë Karçiq për Exposenë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitër Bajrami është njëra ndër festat më të rëndësishme për…