Pranimi i donacioneve nga Serbia, gabim i rëndë!

17 prill 2020 | 20:17

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar pas lajmit se Kosova do të marrë donacion 1000 teste nga Serbia për koronavirusin.

Ai ka thënë se pranimi i donacioneve nga Serbia është gabim i rëndë.

“Pranimi i donacioneve nga Serbia është veprimi më i dëmshëm që ka ndërmarrë kjo qeveri e shkarkuar. Kosova ka të aprovuar buxhetin prej 2.3 miliardë eurosh dhe nuk ka asnjë nevojë, që përmes pranimit të donacioneve nga Serbia, të krijojë perceptimin tek bashkësia ndërkombëtare se kinse Serbia ka ndryshuar në raport me Kosovën”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se Qeveria e shkarkuar në vend se të përqendrohet në vendosjen e masave të reciprocitetit, ashtu siç kishte paralajmëruar ajo merr vendime që janë në disfavor të plotë të shtetit tonë.

“Kjo qasje është gabuar në veçanti kur dihet se Serbia parreshtur po sulmon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi i ka marrë jetën gjyqtarit legjendar. Gjyqtari amerikan i…