Pranimi i draftit të asociacionit, Kurti ftohet të premten të raportojë në Kuvend
30 tetor 2023
| 12:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar të premten të raportojë në Kuvend lidhur me pranimin e draftit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel”.
“Ne shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve dhe kërkuam që institucionet të marrin masa për kërkesat minimale që i kanë grevistët”, ka thënë Gashi.