Pranimi i revistës së Seminarit për Gjuhën në EBSCO, rezultat i një pune të madhe

24 tetor 2018 | 07:18

Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, është shprehur e lumtur që ka arritur revistën e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ta bëjë pjesë të platformës mëprestigjioze të revistave shkencore EBSCO.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka treguar se për të arritur këtë synim ëshdashur shumëpunë dhe angazhim.

“Rezultatet e punës hulumtuese gjatë sesioneve shkencore, gjatë referimeve dhe ligjëratave të organizuara enkas për çdo vjet, kanë bërë që kjo revistë mos ta humbë peshën fare, përkundrazi, me një indeksim të tillë si ky i sotmi, ne synojmë ta rrisim vlerën e publikimit në këtë revistë, duke iu përshtatur kushteve të reja të botimit në botën akademike. Por, për të ardhur deri te kjo vlerë që e plasojmë sot dhe mburremi me të, nuk duhet harruar punën e palodhshme të themeluesve, të studiuesve, të studentëve, të profesorëve, të dekanëve dhe të drejtorive të kaluara të Seminarit. Secili ekip e ka lënë gjurmën dhe vulën e vet identifikuese në forma të ndryshme”, është shprehur ajo.

Rugova ka bërë me dije se pranimi i kësaj reviste në EBSCO do të ndikojë në ngritjen e UP-së në ranglistat botërore, si dhe albanologjia do të depërtojë në botë pa asnjë shpenzim shtesë.

Në këtë intervistë, Rugova ka folur edhe për fillimin e vitit të ri akademik në Fakultetin e Filologjisë.

Ajo ka theksuar se fakulteti që drejton ka nevojë për më shumë salla të mësimit dhe salla të zhvillimit të aktiviteteve studentore që lidhen me mësimin dhe zhvillimin profesional të studentëve.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duhet të…