Pranimi i stafetës për Lojërat Olimpike u bë nga kampionet olimpike dhe ambasadori francez
14 mars 2024
| 14:11
Pranimin e stafetës për promovimin e Lojërave Olimpike Paris 2024, në kuadër të kampanjës së Ambasadave të Francës nëpër botë, Ambasada e Francës në Kosovë dhe KOK-u e bënë në shtëpinë e kampionëve tanë olimpikë, Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë.
Pjesëmarrës të kampanjës ishin presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ambasadori, Olivier Guerot, kampionet olimpike, Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, trajneri i tyre, Driton Kuka dhe ekipi i xhudos.
“Faleminderit Lituani. Po e marrim stafetën këtu në Kosovë. Në qendrën kombëtare për stërvitjen e ekipit të xhudos”, u shpreh ambasadori Guerot.