Pranimin e testeve nga Serbia nuk do t’ua falë gjaku i dëshmorëve

18 prill 2020 | 22:34

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka pranuar nga Serbia një donacion prej 1 000 testesh për koronavirus.

“Ne duke pritur kërkim falje nga Serbia për gjithë gjenocidin e kryer në Kosovë, si mund të pranohet një ndihmë e tillë dhe t’i jepet mundësia që t’i bëjnë të ndihen human ndaj nesh”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ne asnjëherë nuk ishim në atë gjendje qe të shtrijmë duart drejt tyre, nuk iu falet një gjë e tillë nga gjaku i dëshmorëve nga gjymtyrët tona të humbura, nga nënat dhe motrat tona që kanë përjetuar tmerr nga po të njëjtit që sot shtiren kinse human ndaj nesh, ne presim që të na i sjellin të gjithë të pagjeturit nga lufta, nuk presim dhe nuk pranojmë asnjë lloj ndihme, ata që pranuan një ndihmë të tillë le të mbesin të turpëruar!”, ka shkruar Gucati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, lidhet me një…