Pranohen 12 viktima pas zgjerimit të aktakuzës ndaj liderëve të UÇK-së
Në rastin ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u akuzuar kinse për akuzohen për krime lufte, janë pranuar edhe 12 viktima për të marrë pjesë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet ndaj tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se ka prova “prima facie” se viktimat 21/06, 44/06, 45/06, 46/06, 47/06, 53/06, 54/06, 55/ 06, 56/06, 57/06, 58/06 dhe 59/06, kanë pësuar dëme si rezultat i drejtpërdrejtë i krimeve të pretenduara në aktakuzën e ndryshuar dhe i pranon ato si viktima pjesëmarrëse në procedurë.
Në këtë vendim është thënë se të gjithë aplikantët janë viktima të krimeve që pretendohet se janë kryer në lokacionet e identifikuara në aktakuzën e ndryshuar dhe krimet e supozuara bien brenda fushëveprimit kohor të akuzave siç specifikohet në aktakuzën e ndryshuar në lidhje me secilën prej vendndodhjeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.