Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

21 shkurt 2025 | 11:11

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, konkretisht në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është marrë vendim që të pranohen në prova materiale dëshmitë e 9 dëshmitarëve me shkrim ashtu siç parashihen sipas rregullës 153.

Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore nga zëdhënësi i DSK-së, Michael Doyle i cili tregoi se vendimi është marrë me 14 shkurt pasi ZPS-ja kishte kërkuar pranimin me shkrim të dëshmive të dhjetë dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo rregull parasheh pranimin me shkrim të dëshmive të dëshmitarëve pa pasur nevojë të paraqiten në sallën e gjyqit në qoftë se dëshmitari nuk ka për të folur konkretisht lidhur me veprimet e të akuzuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i LDK-së, Nuredin Ibishi, ka befasuar me…