Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol
06 mars 2019
| 12:04
Kosova edhe një herë ka aplikuar për t’u bërë pjesë e organizatës së sigurisë Interpol.
Zëvendësministri i brendshëm, Izmi Zeka ka thënë për “KlanKosova” se me 31 janar është dorëzuar aplikacioni dhe se përveç kësaj është konfirmuar edhe hyrja në agjendë.
“Kërkesa jonë është pranuar dhe është konfirmuar se do të futet në agjendë”, është shprehur Zeka.
Ai ka thënë se janë duke krijuar një strategji që kësaj here mos të dështohet sikur vitin e kaluar.
“Kemi marrë mësim nga hera e kaluar. Do të komunikojmë më vendet që kanë abstenuar ose kanë votuar kundër. Do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë ai.
Asambleja e Interpol sivjet do të mbahet në Santiago të Kilit në muajin tetor.