Pranvera Ferataj: Tani synojmë edhe titullin
07 maj 2019
| 13:22
Pranvera Ferataj ishte e pandalshme të dielën në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Ajo udhëhoqi Istogun drejt fitores ndaj Vushtrrisë duke shënuar plot 11 gola, 9 prej tyre në pjesën e parë.
Ferataj ka shkëlqyer përmes kundërsulmeve që i ka finalizuar me gola të bukur.
“I kemi njohur ekipet kundërshtare e poashtu kapacitetin e ekipit tonë. Qëllimi ynë ka qenë vetëm fitorja dhe ia arritëm. Pasi e kemi fituar kupën me plot meritë tani i kthehemi punës për përgatitje sa më të mirë për ‘play-off’. Shpresojmë që kupës t’ia bashkojmë edhe trofeun e kampionit”, ka thënë Ferataj.