Sërish përgjaket Teksasi

01 shtator 2019 | 09:35

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, pas të shtënave në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht sulmuesi i armatosur ka shtënë në drejtim të policisë, të cilët ndaluan makinën e tij, në mes të qyteteve Midland dhe Odessa.

Ai më pas ishte larguar me makinën e tij dhe kishte hapur zjarr në drejtim të personave të tjerë, në disa lokacione të ndryshme.

Sulmuesi më pas është qëlluar për vdekje nga policia. Ende nuk dihen motivet e sulmit, i cili u krye nga një person rreth të 30-tave.

Në mesin e të plagosurve janë edhe tre zyrtarë policorë.

Në Spitalin në Odessa, autoritetet thanë se një fëmijë 2 vjeç është në mesin e të plagosurve, ndërkaq, shtatë pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Lidhur me të shtënat në Teksas, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha përmes një postimi në Twitter, se ai po informohet për këtë ngjarje. Më vonë, nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se administrata Trump “vazhdon të jetë e përkushtuar që të punojë me të gjitha palët në Kongres, që të ndërmerren veprime për t’u përballur me mizori të tilla që po ndodhin në vendin tonë”.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha: “Zonja e parë dhe unë jemi zemërthyer për këtë sulm të pakuptimtë dhe frikacakë, dhe ne ofrojmë mbështetjen tonë të palëkundur për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë njerëzit e Midland dhe Odessa”.

Ky është incidenti i dytë në Teksas gjatë këtij muaji. Më herët gjatë këtij muaji, një person i armatosur, la të vdekur 20 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz…