PRAPA GRILAVE
RAMË BASHOTA
PRAPA GRILAVE
(Kujtesë e vitit ’81)
Merimangë të gjeta të njëjtin kat
Thurë ti rrjeta e njëjta kthinë
Nuk e ndaja me ty të njëjtin fat
Paguaja me kocka, me shpinë
Veç ti kishe metoda të vjetra
Të rejat i thurja nyje me një lak
I hidhja jashtë, i ktheja në vepra
Rrjetat unë i laja edhe me gjak
Gardianët shqelmonin atë portë
Unë buzëqeshja me gaz e hare
Rrjeta ime ishte shumë e fortë
Nga plafoni ti bie në dysheme
Një ditë nga aty do të dilja jashtë
Kështu e dija se do ta kaloja pragun
Të gjithë ne do të dilnim bashkë
Rrjeta ishte thurur me nyje gjaku
- 03. 2019
Një pyetje nga ime bijë
Bija ime foli e më tha
Ma sqaro numrin e banesës
Pyetja e saj pa mend më la
Për shtëpinë ma jep adresën
Adresën s’e gjej dot në atdhe
Në shqetësim të madh unë isha
Mos është ndonjë adresë e re
As numrin e as adresën s’e kisha
Dëshpërimi në fytyrë u vërejt
Më pyet a ka numër në portë
Si arrin aty ndihma e shpejtë
Bijë, ata njerëz janë të fortë
- 11. 2019