![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/albin-prapashtica.jpg)
Prapashtica: Dritës besimin do t’ia rikthej me punë
19 qershor 2023
| 12:11
Sulmuesi Albin Prapashtica është një prej nënshkrimeve më të mëdha nga skuadra e Dritës në këtë afat kalimtar.
Ish-sulmuesi i Prishtinës ka thënë se është shumë i lumtur që iu bashku njërit prej klubeve më të mëdha në vend, raporton “Epoka e re”.
“Kënaqësi, privilegj e nder te jem pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha në Kosovë. Mirënjohës për menaxhmentin e klubit që më kërkuan dhe më bindën për projektin serioz dhe afatgjatë. Do të punojë dhe kontribuojë shumë për klubin si shpërblim për besimin e tyre ndaj meje. Mezi pres të filloj këtë eksperiencë të re. Kam shumë për t’i dhënë klubit tim të ri e në veçanti tifozerizë ‘Intelektualëve’”, ka thënë Prapashtica.