Prapaskenat e Victoria’s Secret/ Bella Hadid më sensuale se kurrë për fundvit
Modelja Bella Hadid në fillim të këtij muaji zbuloi pse është rikthyer në Victoria’s Secret, teksa përpiqet të riemërohet si VS Collective.
Modelja 25-vjeçare ndau foto nga prapaskenat e saj me të brendshme gjatë një sesioni fotografik të Victoria’s Secret.
“Ditët që kemi në xhirime janë disa nga ditët më të mira që kam pasur 2022. Kjo është bërë e mundur nga disa prej njerëzve të mi të preferuar”, ka shkruar Bella.
Gjatë viteve të fundit, kompania Victoria’s Secret ka qenë e mbushur me polemika, duke përfshirë një sërë pretendimesh për sjellje të pahijshme seksuale, të tilla si ato se Bella ishte ngacmuar.
“Ajo që më magnetizoi për t’u rikthyer ishte që ata erdhën tek unë dhe më dëshmuan vërtet se, prapa skenave, Victoria’s Secret ka ndryshuar kaq drastikisht”, këmbënguli ndër të tjera 25-vjeçarja në një intervistë me Marie Claire.