Prapaskenat pas vendimit të madh, Kim Kardashian flet për përfundimin e “KUWTK”

25 prill 2021 | 15:36

Vendimi për pëfundimin e spektaklit “Keeping Up With The Kardashians” duket se nuk ka qenë fare i lehtë për familjen Kardashian-Jenner. Në një promo të re për episodet në vazhdim të reality show-t, që rikthehet në 6 maj, familja e famshme shihet e përfshirë nga emcionet teksa vendos t’i japë fund spektaklit pas 20 sezonesh.“Duhet të jemi të gjithë në njëjtën mendje, sepse është një vendim i madh”, shprehet Kris Jenner.

“Ishte biseda më e vështirë që na është dashur të bëjmë ndonjëherë”, shton Kim Kardashian gjatë rrëfimit të saj, duke ju referuar faktit se duhet të flasë me skudarën e “KUWTK” dhe t’i tregojë vendimin.

Më pas Kim shihet në video duke telefonuar një mikun e saj dhe mes lotësh i thotë: “I dhamë fund Keeping Up With The Kardashians”. Gjithashtu edhe Kris Jenner shfaqet e përlotur dhe konfuze nëse kanë marrë vendimin e duhur.

“Është e vështirë që të mendosh për fundin. Shumë gjëra po përfundojnë dhe unë vazhdoj e pyes veten, a morëm vendimin e duhur?”, thotë Kris e prekur.

Familja e njohur në muajin shtator njoftoi se sezoni i 20-të i spektaklit do të jetë dhe i fundit. Spektakli, i cili u krijua në bashkëpunim me Ryan Seacrest, u transmetua për herë të parë në vitin 2007.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndija e Tetovës është zyrtarisht kampione e Maqedonisë së Veriut.…