
Prattipati dh Rafuna bisedojnë për forcimin e lidhjeve ekonomike ShBA-Kosovë
14 prill 2025
| 16:55
E ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur të hënën në takim kryetarit e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ambasada amerikane ka thënë se Prattipati me Rafunën ka zhvilluar “një bisedë të mirë” mbi “forcimin e lidhjeve ekonomike”.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati pati një bisedë të mirë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbi forcimin e lidhjeve ekonomike. Produktet dhe partneritetet amerikane mbeten zgjedhja e preferuar për bizneset kosovare”, ka shkruar Ambasada e ShBA-së në platformën “X”.