
Prattipati shkon në Shtërpcë, takon kryetarin Jevtiq
28 prill 2025
| 14:20
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar komunën e Shtërpcës.
Gjatë kësaj vizite, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Dalibor Jevtiq.
Është bërë me dije në këtë takim është biseduar për mbylljet e fundit të institucioneve në këtë komunë.
“Prattipati rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së ShBA-së për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë njerëzve të saj”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.