
Prattipati takon komandantin e ShBA-së për Evropë e Afrikë: Riafirmon angazhimin tonë për një të ardhme të ndritur
E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me Komandant i Ushtrisë së ShBA-së për Evropën dhe Afrikën, gjeneralin, Christopher Donahue, pasi që ky i fundit ka zhvilluar vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim është thënë se vizita e komandantit, riafirmon angazhimin e ShBA-së për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe për thellimin e lidhjeve midis shteteve.
‘‘E ngarkuar me punë, Anu Prattipati, ishte e kënaqur të mirëpriste Generalin Christopher Donahue, komandant i Ushtrisë së ShBA-së për Evropën dhe Afrikën, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Vizita, e cila përfshinte takime bilaterale dhe multilaterale, riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe për thellimin e lidhjeve midis kombeve tona”, është thënë në njoftim.