‘Pregaditjet intenzive’, brenda një fjalie bashkëshorti i presidentes bën dy gabime gjuhësore
08 shtator 2023
| 00:11
Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka ndarë me publikun një foto-storie në “Facebook”, ku ai vetë shihet duke lyer muret e ambasadës së Kosovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ajo që bie në sy në postimin e Sadriut, janë dy gabime gjuhësore, të cilat ndodhen brenda një fjalie të vetme: “Pregaditjet intenzive nuk kanë ndalur”, ka shkruar ai.
Fjalia pa gabime gjuhësore do të duhej të ishte: “Përgatitjet intensive nuk kanë ndalur”.
Prindon Sadriu është zëvendës-shef i Misionit në Ambasadën e Kosovës në Shkup.