Prej 19 tetorit deri më 31 dhjetor këto rrugë do të mbyllen për qarkullim në Prishtinë
Prishtinë, 15 tetor (ER)- Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga data 19 tetor e deri më 31 dhjetor , rrugët ‘Arkitekt Karl Gega’ dhe ‘Ali Pashë Tepelena’ do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete.
“Prej ditës së shtunë, 19 tetor deri më 31 dhjetor 2019, rrugët ‘Arkitekt Karl Gega’ dhe ‘Ali Pashë Tepelena’ do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit. Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës ‘Rikonstruimi i rrugës ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Arkitekt Karl Gega’”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe ka lutur ata që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit.
/Epoka e re/