Prej 24 dhjetorit deri më 4 janar në Shqipëri ndalohet lëvizja nga ora 20:30
21 dhjetor 2020
| 16:16
Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se nga 24 dhjetori, lëvizja nuk do të lejohet duke filluar nga ora 20:30.
“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune”.
“Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare”, ka thënë Manastirliu.
Gjithashtu, ministrja Manastirliu ka njoftuar pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga nesër (e martë), deri në 6 janar, duke shtuar se “rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend.