Prej ditës së nesërme, policët do të punojnë nga 12 orë

29 gusht 2021 | 22:24

Pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të zgjatet orari i punës së policisë nga 8 në 12 orë. 

Indeksonline nga burimet e veta mëson se zgjatja e orarit do të fillojë qysh nga dita e nesërme.

Kurti ka njoftuar se përveç zgjatjes së orarit të policëve, do të punësojë edhe 85 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Ne do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të AUV-it, atyre 17 sa janë do t’ia shtojmë edhe 85 të tjerë. Merreni me mend, e kemi AUV-in, siç e kemi gjetur me 17 inspektorë gjithsej, që i bie as gjysmë inspektori për komunë. Orari i punës së policisë bëhet tash e tutje me ndërrime 12 orëshe, në vend të 8-orëshe.

Do të ketë zbatim të pakompromis të masave, inspektorët dhe policia hyjnë në fazë të re. Ne do të themelojmë Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19”, ka shtuar tutje kryeminsitri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott është shprehur mirënjohës ndaj…