Prej ditësh në reanimacion, si është gjendja shëndetësore e Fatos Nanos
03 shtator 2023
| 11:50
Pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’i lehtësuar frymëmarrjen, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit, Fatos Nanos paraqitet e qëndrueshme.
Burime spitalore konfirmojnë se parametrat jetësorë të ish-kryeministrit socialist janë të qëndrueshme.
Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi raporton se mjekët tregohen të rezervuar për të dhënë më tepër detaje për gjendjen shëndetësore të ish-shefit të socialistëve.
Ai ndodhet prej shumë ditësh i shtruar në reaminacion në një spital privat, për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.