Prej nesër fejtoni, shkruar nga prof. dr. Agim ZOGAJ: Adolf Hitleri – jeta, mizoritë dhe vdekja e tij
Cili ishte karakteri i Adolf Hitlerit, njeriut i cili, me Luftën e Dytë Botërore shkaktoi vdekjen e mbi 50 milionë njerëzve; Përse ai mbetet figurë që vazhdon të frymëzoj zemërimin dhe urrejtjen e miliona njerëzve, anë e mbanë botës; Në ç’ kuptim, ai u frymëzua nga disa mendimtarë në zë të elitës intelektuale gjermane të viteve të tridhjeta dhe, sa fuqishëm u frymëzua me thënien e intelektualëve gjermanë:” Shumë armiq, shumë nder”; Përse e urrente babën e tij dhe çfarë raporte kishte me nënën; Si ndodhi që, të regjistrohej si “person pa kombësi” dhe kur u shfaqen tek ai idetë raciste; Përse mjeku i nënës së tij, kishte deklaruar se te Hitleri ekziston një gjen shkatërrimtar; Në çka mbështetej Gebelsi kur deklaronte se Hitleri është çdo gjë për Gjermaninë, se, sipas tij “bota nuk mund të përfytyrohet dot pa te”; Si i filloi sulmet ushtarake për pushtim, kur kishte parandie se do ta humbiste luftën dhe në ç’ rrethana bërë vetëvrasje diktatori më i rrezikshëm i shekullit XX të cilit nuk i dihet as varri dhe i cili, ende edhe sot, përkundër forcimit të së djathtës ekstreme, nuk ka përmendore as në Gjermani? Historia politike, do të shkruaj se, Stalini, po ashtu ishte diktator gjakatar, vrasës ë pamëshirshëm i miliona njerëzve të pafajshëm, sikur që, do të mësohet në librat e historisë se, Sllobodan Millosheviçi, i njohur si kasapi i Ballkanit ishte diktatori i fundit i shekullit të XX-të. Rrugën e tij, në raport me çështjen shqiptare, Kosovën, po e vazhdon, presidenti serb, çetniku, Aleksandar Vuçiqi, dikur, shef i propagandës dhe ndër bashkëpunëtorët më besnik të Millosheviqit. Mjerisht, për të keqen e qytetërimeve të sotme dhe për turpin e tyre, BE-ja, shtetet dhe popuj e saj, veçmas ato sllave, po e idealizojnë, po e mbështesin dhe po e përkrahin çetnikun, Vuçiq në agresionin e tij diplomatik, dhe ushtarak kundër shtetit të Kosovës!