Prej nesër hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë

20 mars 2024 | 19:41

Të enjten mos ja mësyni të shëtisni në këmbë në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Aty, nga mëngjesi i 21 marsit, do të kalohet me vetura, rrugë kjo të cilën komuna e Prishtinës e pati bllokuar për qarkullimin e automjeteve duke e shndërruar në shesh për këmbësorë.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, i cili tha se ky është një vendim i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Sipas tij, mundësia e kalimit me automjete do të zgjasë derisa të nisin punimet e sheshit.

Brestovci ka bërë të ditur se së shpejti do të zgjerohet edhe hyrja e dytë e parkingut nëntokësor, çka sipas tij do të eliminojë një problematikë të kamotshme./Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës ka "të drejtë diskrecionale" për të…