Prej orësh komunikonte me celular, shpëtohet 17-vjeçari në Durrës
26 nëntor 2019
| 14:59
Është nxjerrë i gjallë 17-vjeçari i cili kishte mbetur në rrënojat e shtëpisë së tij tek ish-këneta në Durrës.
Ai kishte kohë që komunikonte me anë të celularit me forcat e shpëtimit, por vetëm tani është bërë i mundur shpëtimi i tij.
Akoma nuk dihet fati i familjarëve të tij. Brenda kësaj godine raportohet që janë të gjithë fëmijë.
Në këtë banesë jetonin tre vëllezër me familjet e tyre.
Ai është Ramë Lala dhe ka qenë fshehur poshtë orendive të shtëpisë, raporton “TCh”.