Rruga Jadranska Magistralla, e njohur edhe si Kaçaniçki Pat, riemërtohet në rruga “Hasan Prishtina”

30 mars 2021 | 23:34

Në seancën e 67-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, u soll vendimi për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave në territorin e Qytetit të Shkupit.

Izet Mexhiti, deputet i Kuvendit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, ka bërë me dije se me këtë vendim, rrugë të ndryshme të komunave të Qytetit të Shkupit kanë emra të figurave dhe datave të rëndësishme kombëtare shqiptare.

Postimi i plotë i tij në Fb:

Prej sot rruga Jadranska Magistralla e njohur edhe si Kaçaniçki Pat, riemërtohet në rruga Hasan Prishtina!

Sot, në seancën e gjashtëdhjetëeshtatë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, u soll vendimi për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave në territorin e Qytetit të Shkupit. Më këtë vendim, rrugë të ndryshme të komunave të Qytetit të Shkupit marrin emra të figurave dhe datave të rëndësishme kombëtare shqiptare, siç janë:

Jadranska Magistrala apo Kaçaniçki pat riemërtohet në Hasan Prishtina;

Vtora Makedonska Brigada riemërtohet në Adem Demaçi;

Hristijan Todorovski Karposh riemërtohet në Nënë Tereza;

Makedonsko Kosovska Brigada riemërtohet në Mid’hat Frashëri;

Në Komunën e Kisella Vodës rruga Justiniani 1 riemërtohet në Azem Morana;

Sheshi në Saraj merr emrin Isa Boletini;

Ura në Saraj merr emrin 22 Nëntori;

Në Qendër rruga Partizanska nr 5 merr emrin Bajram Miftari;

Në Butel rruga Dushko Popovski riemërtohet në Hafëz Ali Korça,

Në Komunën e Gazi Babës në Hasanbeg rruga Alija Avdoviq riemërtohet në Ymer Prizreni, dhe shumë të tjera.

Parimin në të cilin kemi vendosur theks ishte pasqyrimi i realitetit multietnik në Qytetin e Shkupit, me fokus të veçantë në elementin kombëtar shqiptar në Shkup.

Duhet potencuar se riemërtimi i rrugëve, shesheve dhe urave tjera në Qytetin e Shkupit nuk ka përfunduar me kaq, por edhe shumë emra tjerë të figurave tona kombëtare, në të ardhmen do të bëhen pjesë e këtij procesi fisnik.

Faleminderim për këshilltarët e BDI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, z. Besnik Ajeti, znj. Halide Palloshi, znj. Nora Muamedi Zekiri, ish zv. Kryetarin e Qytetit të Shkupit të ndjerin z. Enver Maliqi, zv. sekretarin e Qytetit të Shkupit z. Aziz Maksuti, Drejtorin e ITSHKSH z. Skender Asani, si dhe kryetarët e komunave Çair dhe Saraj z. Visar Ganiu dhe z. Blerim Bexheti dhe stafet e tyre,  për gjithë kontributin e dhënë.

IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AKR-LDK në zgjedhjet…