PREJARDHJA E DHIMBJES

22 nëntor 2019 | 15:49

HAJDIN MORINA

PREJARDHJA E DHIMBJES

Të varfrit, të sëmurët,
shkollarët, të papunët
e dinë të gjithë
refrenin e demokracisë:
“Kur themi Partia,
ne kuptojmë Ligjin,
kur themi Ligji,
ne kuptojmë Partinë secili…”

Por dhimbjen
nuk e konstatojnë dot kronistët,
avokatët, as poetët e oborrit.

 

KAM FRIKË

 

Në bisedë informative
kanë me t’thirrë edhe ty,
e dinë ata kur, qysh e tek e si,
e kanë me t’pyet me kë je, atdhe.

Kam frikë kanë me ta zhveshë
lëkurën e Arbërisë,
atë hartë të shpuar plumbash
e s’kam tjetër këmishë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar punimet në projektin e poligonit multifunksional sportiv dhe…