Prekazi: Anglia favorite, por do të japim më të mirën
02 shtator 2019
| 14:23
Përzgjedhësi i Përfaqësues U21, Rafet Prekazi është paraqitur sot në konferencë për media në prag të grumbullimit të kësaj kombëtareje që nis sot në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2021” kundër Anglisë, që zhvillohet më 9 shtator në Hull.
“Realisht Anglia është kundërshtari ynë më i fortë në këto eliminatore. Në letër ata janë favorit, por fusha jo gjithmonë e ka dëshmuar se është ashtu. Nuk kemi informata për këtë ekip U21 të anglezëve, pasi që është ndërrimi i gjeneratës. Do ta analizojmë lojën e tyre përpara ndeshjes, ngase Anglia zhvillon një tjetër duel para nesh dhe më pas do të shohim për t’i marrë preventivat për këtë duel”, ka deklaruar Rafet Prekazi.