Prekazi bën publike listën për ndeshjet me Azerbajxhanin dhe Gjermaninë
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kosova do të luajë kundër Azerbajxhanit më 22 mars në orën 19:00 dhe kundër Gjermanisë më 27 mars në orën 18:45. Të dyja ndeshjet zhvillohen në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe përkrahja e “Dardanëve” për djelmoshat e Prekazit pritet të jetë e madhe. Stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për këto dy ndeshje të rëndësishme, Përfaqësuesja U21 do ta mbajë më 19 mars në kompleksin “Top Football” në Mazgit.
Ja lista e futbollistëve
Visar Bekaj (FC Prishtina), Florjan Smakiqi (FC Feronikeli), Mentor Boroci/Ardit Nika (FC Hajvalia/FC Ramiz sadiku), Denis Haliti (FC Drita), Kamer Krasniqi (Vfl Osnabruck), Ardian Ismajli (HNK Hajduk Split), Lirim Mema (FC Eintracht Braunschëeig), Arbenit Xhemajli (FC Xamax), Arian Kabashi (FC Sion), Besfort Kolgeci (FC Eintracht Braunschweig), Albert Dabiqaj (FC Feronikeli), Dren Feka (FC Luzern), Kushtrim Shabani (FC Llapi), Ylber Maloku (FC Trepça ’89), Florent Hasani (FC Diosgyori VTK), Muharrem Jashari (FC Trepça ’89), Roni Gashi (FC Liria), Rron Broja (FC Shkupi), Valmir Sulejmani (Hannover ’96), Mendurim Hoti (FC Feronikeli), Arbër Hoxha (FC Prishtina), Mirlind Daku (FC Llapi), Meriton Korenica (FC Liria).
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)