Prekazi flet si lojtar i Gjilanit
Arbër Prekazi është lojtari me i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi përfundoi aventurën me skuadrën e Ballkanit dhe vendosi të ribashkohet me trajnerin Ismet Munishi, raporton “Epoka e re”.
“Kam arritur marrëveshje me SC Gjilanin, klub i cili tashmë mi ka hapur dyert dhe më është shndërruar në shtëpi të dytë”, ka shkruar Prekazi në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Prekazit pa ndërhyrje:
Faleminderit Suharekë, mirë se ju gjej Gjilan!
Përmes këtijë shkrimi dua që të ju njoftoj që sot kam mbyllur bashkëpunimin me FC Ballkanin. Kam kaluar kohë fantastike në Suharekë, me ç’rast dua që t’i falenderoj së pari drejtuesit e klubit me ne krye vëllezërit Arsim e Bali Kabashi , punëtorë e stadiumit , bashkëlojtarët, trajnerët me të cilët punova, tifozërinë fantastike “Xhebrailat” dhe gjithë qytetin e Suharekës.
Tashmë kam arritur marrëveshje me SC Gjilanin, klub i cili tashmë mi ka hapur dyert dhe më është shndërruar në shtëpi të dytë.
Faleminderit drejtuesve fantastik të klubit Gjilani me në krye presidentin Florim Zuka dhe gjithë të tjerët.
Mirë se ju gjej “Skiftera” mirë se ju gjej Gjilan ❤️?