Prekazi: Gjermania favorite, por synojmë rezultat pozitiv

26 mars 2018 | 10:48

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, e pranon faktin se Gjermania është favorite në ndeshjen me Kosovën, por synimet janë që të nxirret një rezultat pozitiv.

“Po përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër. Më gëzon fakti se djemtë kanë ngritje në lojë. Ndeshjen me Azerbajxhanin e fituam me plot meritë si me lojë si me rezultat. Tani na vjen një Gjermani, kampione e botës. Realiteti është se ajo është favorite jo ndaj Kosovës, por edhe ndaj shumë ekipeve botërore. Ne do të mundohemi t’i kundërpërgjigjemi Gjermanisë. Nuk e di se çfarë rezultati do të jetë, por jam i sigurt se djemtë do ta  japin maksimumin. Atë e kanë obligim ndaj këtij populli. Do ta japim maksimumin dhe mendoj se mund të nxjerrim diçka pozitive, por Gjermania mbetet favorite absolute”, ka thënë Prekazi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Son Heung-min, ka thënë se bashkëlojtari…