Prekazi: Mund të bëjmë gjera të mëdha, por po mungon përvoja
28 mars 2018
| 11:09
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës U21 në futboll, Rafet Prekazi ka thënë se sikurse Kosova të kishte përvojë më të madhe do të bënte gjera të mëdha në futboll.
Në ndeshjen e fundit U21-shat kanë nxjerr barazim ndaj kampionëve të botës, Gjermanisë. “Ne jemi Kosova dhe ata janë kampionët e botës. Kemi luajtur të mbyllur, por nuk i kemi lënë shumë raste skuadrës kundërshtare. Kjo më gëzon mjaft shumë. Jam i kënaqur me atë që treguan këta futbollistë, pasi kanë dhënë dyqind për qind nga vetja e tyre. Unë kam besuar gjithmonë te këta futbollistë, por na duhet edhe pak përvojë për të bërë gjera të mëdha”, ka thënë Prekazi.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)