Prekazi prezantohet te Ballkani

02 janar 2020 | 21:17

Mbrojtësi Arbër Prekazi e ka zyrtarizuar kalimin në skuadrën e Ballkanit.

Mbrojtësi i shumë skuadrave në Kosovë është shumë i lumtur se do të jetë pjesë e Ballkanit, derisa e ka falënderuar skuadrën e Feronikelit për vitet e mrekullueshme të kaluar se bashku.

Postimi i plotë i Prekazit:

Miq dhe dashamirë ;
Qytetarë të Drenasit që shumë më respektuat, bashkëlojtarë, tifozë që gjithmonë më përkrahët, president Naser Ramaj që gjithmonë pate besim në mua, faleminderit për 2 vite e gjysmë plot korrektësi e shumë suksese . Po largohem me kokën lartë, duke lënë pas vetes djersë, angazhim e shumë Kupa.
Tash po e nisë një sfidë të re për mua, po i bashkohem FC Ballkanit, një prej klubeve më korrekte në Kosovën e pas luftës, krejt kjo falë punës së presidentit Arsim Kabashi, një klubi me synime e projekte të qarta. Me atomin e fundit me djersë dhe përkushtim do te mundohem të ju shpaguaj besimin tuaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murati   Edhe ky vit që po lëmë pas…