
Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Izraelit
04 tetor 2018
| 14:13
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit, më 16 tetor.
Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 9 tetor në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitja e parë do të mbahet në fushën “Top Football” në Mazgit, në orën 15:00.