Prekazi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Austrinë dhe Andorrën

02 tetor 2020 | 14:04

Përzgjedhësi i Përfaqësues U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, të cilat zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj.

“Dardanët” e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh…