![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/DC9BAED3-F6ED-4813-AE94-C51C81BDEC4F.jpeg)
Prekëse, invalidi i UÇK-së nga Shtimja, i verbuar gjatë luftës del për të votuar
14 shkurt 2021
| 13:58
Një gjest shumë emocionues e prekës është përcjellë sot nga një veteran lufte, i cili i verbuar gjatë luftës në Kosovë.
Ai është Xhevdet Smajli nga fshati Mollopolc i Shtimes që duke postuar nga qendra e votimit ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Në foton e siguruar nga gazetarët tanë në terren, shihet Smajli duke hedhur fletëvotimin në kuti.
Ai si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare ishte verbuar gjatë luftës, por prapë ka dalë për ta kryer obligimin qytetar dhe për ta shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.