Prelë Caku Camaj, kolosi i demonstratave anti-jugosllave në ShBA
Prelë Caku Camaj – (23 nëntor 1949-11 qershor 2008)
Malësia jonë heroike ka qenë nëpër shekuj nderi dhe krenaria e kombit tonë. Ajo mbeti gjithmonë simboli i trimërisë së Popullit Shqiptar. Kjo krahinë nuk ju nënshtrua kurrë prangave të robërisë, por u ndeshë përherë me armiqtë të egër dhe u bëri ballë të gjithë okupatorëve të shumtë malazez, serb, turq e të tjerë. Duke zhvilluar luftëra të vazhdueshme, kryengritje dhe beteja të shumta legjendare, populli i saj e shkroi emrin e tij dhe të kësaj treve me germa të ndritura në historinë tonë kombëtare.
Në djepin e saj Malësia përkundi çdo herë luan, rriti burra me famë dhe nxori figura të shquara kreshnikësh si Vuksan Gela, Ismail Martin Ivezaj, Çun Mulaj, Baca Kurti Gjokaj, Palok Gjokaj Vulaj, Halil Haka Nikaj, Tringa e Smajlit Ivezaj, profesori Kolë Martini, Sokol Baci Ivezaj, Dedë Nika i Grudës, Dedë Preçi i Kastratit, Tom Nika i Shkrelit, Calë Dedi i Selcës, Hasan Nika i Hotit, Pretash Zeka Ulaj, Kolë Uci Ivanaj nga Koja e qindra të tjerë, që e vunë veten në shërbim të kombit, duke e sakrifikuar edhe jetën e tyre për interesat e popullit tonë.
Me bijtë e saj tepër patriot e guximtar, ajo bëri sakrifica të mëdha dhe i dhuroi atdheut lumenj gjaku, për të mbrojtur kufijtë tanë të shenjtë arbëror, duke thyer me turp hordhitë barbare serbo-cërrnogorase dhe zmbrapsur agresionet e sulmet e tyre të njëpasnjëshme pushtuese.
Birë i këtij populli të papërkulur ishte dhe kreshniku i shqiptarizmit Dedë Gjo Luli. Në krye të malësorëve trima të kësaj zone, që i organizoi dhe drejtoi si një komandant dhe strateg i rrallë, ai luftoi me armë në dorë ndaj ushtrive gjakatare turke e serbo-malazeze dhe arriti, jo vetëm tu dalë zot trojeve tona amtare, por edhe ta ngre lart për herë të parë flamurin tonë të shenjtë kombëtar Kuq e Zi, të ndaluar me ligj e dhunë nga okupatorët e Perandorisë Osmane.
Me veprën e tij titanike në shërbim të Malësisë e të popullit dhe ngritjen e flamurit tonë me shqiponjën dy krenare më 6 prill 1911 në Bratilë të Deçiqit, ky kolos malësor, hapi një epoke të re për Kombin e Arbërit, përgatiti kushtet dhe i parapriu shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, duke u bërë kështu burim frymëzimi e atdhetarizmi për çdo shqiptar.
Plaku i urtë mjekërbardhë, patrioti, juristi dhe diplomati ynë i madh Ismail Qemali, që mbante vazhdimisht në krah të tij birin e ndritur të Shkodrës Luigj Gurakuqi, dhe shqiponjën me dy alltia të Mitrovicës Isa Buletini, në takimin dhe bisedat që bëri në Vlorë me vëllanë e vet Dedë Gjon Lulin në dimrin e vitit 1912(më 13 dhjetor), duke folur dhe vlerësuar veprën madhore të tij, ndër të tjera është shprehur se :
“Dedë Gjon Luli është një pushkë e ngrehur për Shqipërinë”
Kështu kanë qenë vazhdimisht djemtë e Malësisë, pushkë e mbushur plot me barot për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të tokave shqiptare përball invazionit permanent sllav dhe e kanë zbrazur atë gjithmonë fortë, sa herë që është dashur dhe ku e kanë lypur interesat e atdheut tonë.
Një ndër këta yje të kombit ishte dhe dëshmori i lirisë dhe luftëtari i devotshëm Gjon Tom Hasa(gjyshi i Prelës), i cili ra trimërisht në fushën e nderit, tek vendi i quajtur “Kalë Turk”, atje ku e kishin nderin burrat, në një nga betejat e ashpra të kryengritjes së Malësisë në qershor të vitit 1911, të udhëhequr nga kreshniku i maleve Dedë Gjon Luli.
Brez pas brezi e nëpër shekuj, kulla e Camajve ka qenë çerdhe e pamposhtur shqiponjash në zemër të Malësisë.
Qysh me të parët e saj heroik Leka, Vuksani, Nika, Hasi e kështu me radhë, ky fis i ndritur ngeli legjendë e gjallë, me shpatë në dorë dhe armë në krah, kundër vrastarëve sllav të Cetinjës. Ata kujtohen edhe sot me respekt e krenari nga pasardhësit e tyre, për aktivitetin dhe veprimtarinë luftarake, që kanë treguar kundër shovinistëve uzurpator cërrnogoras, turq e serb.
Përballë presionit, dhunës, vrasjeve dhe internimeve, këta kreshnik qëndruan me heroizëm të pashembullt dhe nuk pranuan kurrë që ta nderonin fenë e tyre katolike, duke mos u mashtruar asnjëherë nga monedhat sllave të arit, lirat turke, tokë e dhurata të tjera, që u afruan e premtuan gjithmonë pashallarët e Stambollit, knjazët e Cetinjës dhe krajlët e Sërbisë.
Joshje të tilla të turpshme dhe pazare të pista të kësaj natyre, që kishin si qëllim për ti larguar ata nga rruga e tyre e shqiptarizmës, këta heronj të arbrit i refuzuan me përbuzje dhe dënuan ashpër, duke i qëndruar besnik vetëm popullit e kombit të vet, me përkushtim e sakrifica të shumta.
Nga kjo shtëpi e fortë si shkëmbinj bjeshkësh e kreshta malesh, e dëgjuar dhe me emër të madh, doli edhe Prelë Caku Camaj.
Ai lindi më 23 nëntor 1949 në fshatin heroik Vuksanlekaj të Malësisë, në këtë familje me tradita të larta patriotike, e cila nuk e ka kursyer kurrë mundin, djersën dhe gjakun e saj për këtë krahinë martire.
Si të gjithë djemtë e Malësisë, ai u rritë në djepin e trimërisë dhe burrërua para kohe me legjenda dhe këngë atdhedashurie të malësorëve tanë, duke u formuar me cilësitë më të mira, të një patrioti model e të spikatur, i cili e urreu dhe dënoi tërë jetën e vet, deri në fund shtypjen sistematike dhe aparteidin e shovinistëve serbo-malazezo-maqedonas, që ushtronin në vazhdimësi ndaj popullit tonë të okupuar nën ish Jugosllavi.
Qysh në moshë të re, në vitin 1968, kur ishte vetëm 19 vjeç, ai si mijëra e mijëra shqiptar të tjerë u detyrua nga shteti vrastar terrorist jugosllav dhe diskriminimi i thellë e i gjithanshëm politiko-ekonomik i kriminelëve malazez të Cetinjës, që të largohej nga vendlindja e tij e dashur, Malësia dhe të marrë rrugën e rëndë e të vështirë të mërgimit.
Një vendim të tillë Prelë Caku e realizoi shumë shpejt edhe për ti shpëtuar ndjekjes, burgosjes, dënimit dhe vdekjes së sigurt që e ndiqte nga pas, për shkak të aktivitetit të tij patriotik e politik që kishte filluar të zhvillonte, duke kërkuar dhe mbrojtur me zell të drejtat e ligjshme të popullit tonë, që i ishin privuar me dhunë nga okupatorët cërrnogoras tash për një shekull.
Djemtë e Malësisë atdhetar në New York
Me të mbërritur në tokën e shenjtë, të lirë e të bekuar, në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga sakrificat e shumta që bënte për tu integruar në jetën e re të shoqërisë amerikane, mendjen dhe shpirtin ai i mbante vazhdimisht në Malësi, Tuz e në fshatin Vuksanlekaj. E megjithatë, në zemrën e këtij patrioti dhembnin njësoj të gjitha trojet shqiptare, që nga Tivari, Ulqini, Podgorica, Plava, Gucia, Rozhaja, Peja, Mitrovica, Presheva, Medvegja, Bujanovci, Prishtina, Shkupi, Tetova, Manastiri, Follorina, Kosturi e deri te Arta e Preveza e Çamërisë, ku bashkëatdhetarët e tij të dashur, dhe populli ynë vuante i robëruar nën torturat e sllavëve të jugut, dhe të UDB-së tyre gjakatare, por edhe nën regjimin e monarko-fashistëve arabo-grek, që okupuan me dhunë trojet tona të lashta iliro-pellazgjike.
I edukuar me ndjenjat më të larta të dashurisë për atdheun, dhe i frymëzuar nga idealet e lirisë, drejtësisë e barazisë, me urrejtje të pakufishme në shpirt kundër bishës titiste, serbo-malazeze, tashmë edhe si një atdhetar i zjarrtë, politikan i formuar dhe veprimtar pararojë i palodhur, ai hyri në kontakt dhe u lidhë shpejt me grupe, shoqata, organizata dhe patriot e nacionalist të shquar shqiptar si Joseph John DioGuardi, baca Ahmet Zherka, Gjok Martini, Rrok Nikçi, Gjergj Kalaj, Zef Kalaj, Nosh Camaj, Pashko Camaj e të tjerë , që vepronin në diasporë. Së bashku me ta dhe gjithë shokët e tjerë të tij, Prela zhvilloi një aktivitet të madh e të dendur politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë e gjetkë.
Këta kolos të diasporës tonë zbuluan, denoncuan, dënuan dhe demaskuan pa mëshirë fytyrën e vërtetë kriminale të perandorisë sllave ballkanase e cila po mbyste në gjak jo vetëm Kombin Shqiptar, por edhe popujt e tjerë sllav, që e krijuan për të keqen e tyre, këtë kuçedër të zezë në mes të kontinentit plak të qytetëruar, me ndihmën dhe nën kujdesin e shtetit të madh vrastar caristo-rusomadh dhe mikeshës së tij të vjetër tradicionale, Francës antishqiptare dhe antievropiane të çdo kohëve.
Përpara dhunës së shfrenuar dhe masakrave masive, që po bënte në vazhdimësi klika e Titos me dorën e kriminelit terrorist Aleksandër Rankoviç dhe shërbimin sekret famëkeq të saj UDB-së (Uprava Drzavne Bezbednosti) gjatë kësaj periudhe në Kosovë dhe troje të tjera shqiptare, Prelë Caku nuk ndenjëti duarkryq.
Ai e ngriti fuqishëm zërin e vet deri në Kongresin Amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë, për të mbrojtur revoltën e popullit dardan, që po përballej me bajonetat e ushtarëve pushtues të shkjaut dhe me zinxhirët e tankeve të Beogradit, i cili kërkonte të drejtat e veta të ligjshme kombëtare, gjuhën, flamurin, universitetin, autonominë dhe lirinë e tij.
Ky patriot nuk mundë të bënte sehir e këqyrtë flakët e zjarrit serb, që digjte kullat e shqiptarëve dhe plumbat e ushtarëve jugosllav, që vrisnin e kositnin vëllezërit tanë të pafajshëm, që nga foshnje në barkun e nënës, fëmijët në djepe, dhe deri tek plaku e i moshuari të mbetur në qiell të hapur, që kërkonin ndihmë, mbrojtje dhe drejtësi, për të shpëtuar nga vdekja prej kriminelëve të Beogradit.
Ai së bashku me atdhetarët e mëdhenj të kombit, si Gjeto Sinishta, Ramiz Llapatinca, Gjergj Kalaj, Gjok Martini, Zef Kalaj, Bruno Selimaj, Nosh Rroku Camaj, Pashko Rroku Camaj e shumë të tjerë, dhimbjen e tyre jo vetëm që e kthyen në forcë e urrejtje ndaj armikut shekullor sllav, por në të njëjtën kohë ju përgjigjën flakë për flakë thirrjes që bëri mëmëdheu dhe krijuan menjëherë grupe e shoqata të ndryshme, patriotike për mbrojtjen e saj.
Duke qëndruar në krye të këtyre shoqatave, ata u vunë në ballë të diasporës, intensifikuan aktivitetin e vet dhe filluan “Sulmin e Përgjithshëm” të tyre kundër dhunës serbe, duke organizuar mitingje, protesta dhe demonstrata të fuqishme anti-jugosllave, kudo nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëri i fuqishëm i Prelë Cakut dhe patriotëve tanë ushtoi fortë jo vetëm në Nju Jork, Kombet e Bashkuara e Uashington DC, por edhe në Paris, Londër, Bon, Bruksel, Gjenevë, Romë e tjerë.
Kolosët tanë të demonstratave anti-jugosllave në Kongresin Amerikan
Këto protesta masive të diasporës tonë e tronditën mjaft rëndë regjimin obskurantistë Beogradit dhe e diskretituar atë ashpër në arenën ndërkombëtare, duke morë në mbrojtje popullin tonë nga dhuna që ushtronte murtaja neofashiste serbo-malazeze, e cila po kryente spastrimin etnik, shfarosjen dhe zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone nën ishē Jugosllavi.
Gjatë atyre viteve ishin kohë tepër të vështira, e të pa favorshme për veprimtari të tilla politike, sepse diktatura komuniste Jugosllave likuidonte fizikisht pa mëshirë çdo kundërshtar, antikomunist dhe patriot shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të shtetit të saj.
Ajo me ndihmën e disa të shiturve shqipfolës në diasporë që mbanin ende në shtëpitë e tyre fotografitë e kriminelit Josif Broz Tito dhe flamurin jugosllav, duke shtruar kokteje, dreka e darka për diplomatët dhe spiunët kiler të UDB-së, siguronte informacion të vazhdueshëm, duke thurur edhe plane të errëta, për eliminon fizik të atdhetarëve tanë.
Prelë Caku me një trimëri dhe atdhetarizëm të pashoq, jo vetëm që nuk i ndali për asnjë çast punën dhe përpjekjet e veta për të përmbushur misionin e tij të shenjtë në shërbim të popullit, por në të njëjtën kohë, ai i demaskoi edhe më shumë e publikisht këta naiv dhe hafije udbashësh, të cilët megjithëse jetonin në shoqërinë demokratike amerikane, e kishin kthyer veten e tyre në shërbëtor të verbër të një shteti kriminal.
Të fyer e turpëruar rëndë këta spiun-knjazofilë, u strukën nëpër vrima e skuta dhe nuk guxuan të dilnin më hapur e të tregonin përralla sërbo-malazeze nëpër rrugët, parqet e restorantet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit rreth “Parajsës Jugosllaviste” të Ballkanit, e cila ishte e tillë vetëm për Titon, klanin e tij vrasës dhe ferr e burg për popujt që jetuan fatkeqësisht brenda saj.
Prelë Caku i përket një plejade të ndritur dhe është pjesëtar i një brezi patriotësh famoz, që nxori Malësia jonë gjatë viteve shtatëdhjetë, të cilët të edukuar në vendlindje me ndjenjat e atdhedashurisë dhe formuar në perndim me frymën e demokracisë, punuan shumë dhe i bënë shërbime të mëdha Popullit Shqiptar, por edhe atyre slloven, kroat, boshnjak, e tjerë, duke dhënë kontributin e tyre të madh në shkatërrimin dhe përmbysjen e diktaturës Titisto-Jugosllave.
Tek ai ishin skalitur dukshëm dhe kishin zënë vend cilësitë më të mira njerëzore e qytetare si trimëria, guximi, thjeshtësia dhe virtytet më të larta patriotike që mundë të ketë një atdhetar si, pjekuria e maturia politike, dashuria për atdheun e tjerë, të cilat e kishin bërë atë edhe një personalitet me vlera të rëndësishme, të nderuar dhe plot autoritet në radhët e diasporës, i ëmbël, i këndshëm dhe i dashur për të gjithë.
Me zgjuarsinë dhe mprehtësinë e tij natyrale që e karakterizonte, aftësitë maksimale për të drejtuar e organizuar, punën e palodhur dhe vendosmërinë e një njeriu të pa mposhtur, Prelë Caku u futë shpejt edhe në botën e biznesit, i cili u bë një biznesmen tepër i suksesshëm, duke zotëruar e menaxhuar biznese të mëdha restorantesh e kompani të fuqishme ndërtimi (Construction) e tjerë.
Në këto biznese të tij ai punësoi me dhjetëra e qindra shqiptar nga të gjitha trojet tona, pasuri të cilën e shkriu dhe e vuri në shërbim të çështjes tonë kombëtare dhe sidomos për mbrojtjen e Popullit të Kosovës dhe çlirimin e tij nga zgjedha serbe.
Shtëpia, lokalet dhe ofiset e shumta të këtij biri të Malësisë në qytetet e Nju Jorkut (Bronx, Manhattan, Queens, Brooklyn) dhe Nju Xhersit, për dekada e dekada të tëra, u kthyen në çerdhe e vatra kombtare, ku u projektuan dhe realizuan me sukses veprime të mëdha e të guximshme si mitingje, demonstrata, artikuj, fjalime, parulla e tjerë, kundër serbo-malazezëve, dhunës e gjenocidit të tyre ndaj shqiptarëve, që u kryen në vazhdimësi gjatë atyre viteve të paharruara, për të gjithë ne.
I indinjuar thellë dhe hidhëruar së tepërmi nga aktiviteti terrorist dhe vrasja e pabesë e Isuf Gërvallës prej spiunëve të UDB-së, Prelë Caku Camaj së bashku me shokët e tij si Gjeto Sinishtaj, Ramiz Llapatinca (piktor i talentuar), Bruno Selimaj (biznesmen i fuqishëm) Rrok Nikçi, Zef Kalaj, Gjergj Kalaj , Nosh Rroku Camaj e shumë të tjerë, të bashkuar rreth flamurit tonë kombëtar Kuq e Zi, u betuan para tij dhe morën vendime mjaft të rëndësishme.
Kështu në vitin 1986, në pallatin (building-un) e zotit Rrok Nikçi, ata krijuan edhe “Shoqatën e famshme Jusuf Gervalla”, me kryetar zotin Ramiz Lapatinca, duke e ringjallur kështu përgjithmonë vëllain tonë dhe hipur atë në piedestalin e nderit, ku e meritonte.
Pikërisht këtu në këto zyra, ata vendosën që të fillonin edhe sulmin e diasporës tonë atdhetare, për shkatërrimin e diktaturës së fundit europiane me emrin Jugosllavi.
Menjëherë pas këtij veprimi të guximshëm, Prelë Caku në krye të kësaj shoqate filloi breshërinë e demonstratave anti-serbo-malazeze në Nju Jork, OKB-ë, Uashington DC e gjetkë, për të informuar opinionin përparimtar botëror rreth masakrave të vazhdueshme, që po kryente kundër shqiptarëve shteti terrorist jugosllav.
Ramiz Lapatinca, kryetar i shoqatës atdhetare
“Isuf Gërvalla” në New York
Për një kohë të gjatë Prela me vullnetin e tij të çeliktë udhëtoi për ditë, javë, muaj dhe vite të tëra me mjetet e tij financiare, duke i rënë kryq e tërthor Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas shumë sakrificash të mëdha, më në fund ai arriti me sukses që ta bashkoj diasporën shqiptare, për të vepruar unike dhe folur vetëm me një zë këtu në “Tempullin e Lirisë” e cila i tregoi Popullit vëlla Amerikan, fytyrën e vërtetë kriminale të Jugosllavisë.
Në këto vite të arta dhe të pa harruara për diasporën dhe tërë popullin tonë, Prelë Caku tashmë e kishte shndërruar veten e tij me aktivitetin e vet, në një diplomat të mirëfilltë klasi e konsull të vërtetë për tërë Kombin Shqiptar dhe me përpjekje të mëdha bëri të mundur që të takohet e bisedoj me kongresmen e senator amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ju prezantuar atyre fakte dhe prova të shumta rreth krimeve ç”njerëzore të Beogradit.
Aty rreth viteve 1990 kur nëpër Europë po binin nga pushteti me radhë, të tëra diktaturat komuniste, Prelë Caku si një lider politikë i shoqatës “Isuf Gervalla” e intensifikoi edhe më tepër aktivitetin e tij patriotik në shërbim të kombit tonë.
Kjo erë e re, që kishte përfshirë gjithë lindjen e kontinentit të vjetër, nisi të frynte edhe në Shqipëri, ku filluan përpjekjet e para për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e demokracisë.
Një ngjarje e tillë, tepër e rëndësishme e gëzoi pa masë Prelë Cakun, shokët e tij dhe gjithë diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dëshironin një ndryshim gradual e paqësor dhe pa djegie e shkatërrime, siç e dëshironte Beogradi me Athinën, duke dhënë edhe kontributin e tyre të madh për një tranzicion në mënyrë të tillë.
Gjatë kësaj periudhe, duke ndjekur me vigjilencë situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë, ky patriot së bashku me shokët e shoqatës” Isuf Gërvalla” shtynë në dorë dhe mësuan disa informacione tepër të rëndësishme, që hidhnin dritë se Jugosllavia dhe shërbimi sekret i saj UDB-ja po përgatisnin në Shqipëri luftën civile vëlla-vrasëse me spiunët dhe hafijet e tyre.
Atdhetari ynë i flaktë shkodran Gjok Martini në USA
Menjëherë pasi UDB-ja serbe realizoi vrasjen e Arben Brocit në Shkodër, me anë të tradhtarëve e mercenarëve të saj shqipfolës, Ramiz Lapatinca, Prelë Caku, Gjeto Sinishta e Zef Kalaj mblodhën me urgjenncë shoqatën “Isuf Gervalla” në Nju Jork dhe morën vendime shumë të rëndësishme, për ta parandaluar këtë akt terrorist që po ndërmerte shteti sërb brenda në Shqipëri.
Pa humbur shumë kohë, Ramiz Llapatinca dhe Prelë Caku në krye të një grupi malësorësh trima prej 25 vetash si Zef Gjon Kalaj, Gjergj Mark Kalaj, Ndue Palok Camaj, Kolë Gojçaj, Tom Gjonaj e tjerë, lanë punët e familjet, mbyllën ofiset dhe fluturuan me aeroplan shpejt drejt Mëmëdheut.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Tiranë, shqiponjat tona të Malësisë zbarkuan në Shkodër dhe filluan menjëherë nga puna, për demaskimin e skenarit kriminal të UDB-së, që ishte ulur këmbëkryq në këtë qytet dhe kishte infektuar mjaft rëndë situatën me vrakanjoroviçët e saj.
Këta patriot të zjarrtë dhe qindra malësor të tjerë tuzian, që mbërritën për këtë qëllim nga Ulqini e Malësia, kanë qëndruar në Shkodër mbi një muaj. Ata u çorën maskën udëbashëve e vrakanjorëve të Beogradit e Cetinjës, në çdo rrugë, restorant, hotel dhe demonstratë, atje ku e lypte situata në ato momente tepër të vështira për gjithë kombin tonë. Shqiponjat tona të Malësisë u kthyen përsëri në Amerikë, vetëm pasi realizuan me sukses të plot detyrën e tyre ndaj mëmëdheut, duke qetësuar situatën në këtë qytet.
Gjatë kësaj kohe, me propozim të Prelë Cakut, shoqata patriotike “Isuf Gërvalla” hapi menjëherë në Nju Jork edhe radion e famshme “Zëri i Malësisë” me spikerin e saj të talentuar, patriotin e flaktë Gjeto Sinishtaj. Kjo radio e fuqishme shqiptaro-amerikane i çorri plotësisht maskën dhe e diskreditoi mjaft rëndë diplomacinë mashtruese të Beogradit dhe dhunën e shtetit kriminal serb, jo vetëm në perëndim dhe këtu në Amerikë, por edhe para opinionit përparimtar botëror.
Për më se dyzetë vjet në mërgim, në Shtetet e Bashkuara, Prela nuk e harroi për asnjë moment Kosovën, e cila po përgjakej çdo ditë nga terroristët serb dhe punoi e sakrifikoi shumë, që të mbronte vëllezërit tanë dardan ku shpeshherë thoshte,: “Nuk ka Komb Shqiptar pa Kosovën dhe për të ne do të paguajmë çdo lloj çmimi, deri atëherë sa ta bëjmë të fort si Shqipëria”.
Gjatë kohës së luftës së lavdishme, që po bënte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja) së bashku me popullin e saj e ndihmuar nga i gjithë kombi ynë dhe aleatët tanë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Prelë Caku megjithëse jo në gjendje të mirë shëndetësore, ai u bë përsëri me krah shqiponje dhe dukej sikur fluturonte.
Ky patriot vrapoi nëpër Nju Jork e diasporë si pjesëtar aktiv i fondacionit “Vendlindja Thërret”, duke mbledhur e grumbulluar shuma të mëdha dollarësh, për të ndihmuar luftën dhe bashkëkombësit tanë në Kosovë me thirrjet e tij të fuqishme : “ Erdhi dita jonë e madhe burra, për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë dhe mundi e gjaku i derdhur nuk do të na shkoj kot…faleminderit atdheu ynë i dytë Amerikë, tani e kemi radhën në, le ti zgjidhim qeset e zbrazim xhepat vëllezër për Kosovën, Kombin dhe fëmijët tanë “.
Prelë Caku nuk mjaftoi vetëm me kaq, ai nuk e quajti kurrë detyrën të përfunduar, prandaj duke mposhtur e sfiduar edhe sëmundjen e rëndë, që e kishte zënë pabesisht, menjëherë veshi uniformën e blertë si ushtar i atdheut, u radhitë në rreshtat e “Batalionit Atllantiku” të drejtuar nga patrioti dhe komandanti i Drenicës heroike zoti Hysni Syla, bëri betimin para flamurit Kuq e Zi në Nju Jork dhe u nisë për në lufte në malet e Pashtrikut. Ai nuk donte ta kursente as gjakun e tij për Kosovën dhe popullin e saj dhe u kthye prej andej, pran familjes në Nju Jork, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç u kishte hije trimave, me fitore dhe lirinë e Kosovës.
Atdhetari i zjarrtë the spikeri i radios “Zëri Malësisë” në New York
Me këtë rast, ky atdhetar i pashoq me shpenzimet e tij shtroi dhe një darkë, duke ftuar mbi njëqind patriot, të afërm, miq, shok, e figura të ndritura të popullit vëlla amerikan dhe kremtoi me madhështi çlirimin e Kosovës nga bisha barbare sërbo-malazeze.
Sëmundja e rëndë, që kishte depërtuar tinëz e thellësisht në trupin e tij, nuk e la atë më gjatë midis nesh, që të përjetonte me gëzim fitoret e tjera të mëdha historike, që po arrinte vazhdimisht Kosova e Shqipëria dhe bashkatdhetarët tanë në Maqedoni e Mal të Zi, për të cilat ai kishte kontribuar dhe sakrifikuar aq shumë.
Kështu më datën 11 Qershor 2008, pushoi së rrahuri edhe zemra e këtij lisi të madh të Malësisë e të kombit tonë, duke u ndarë para kohe nga jeta, fëmijët e vet të dashur, familja, të afërmit, miqtë, shokët dhe diaspora jonë këtu në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Prelë Camaj iku nga ne vetëm fizikisht, por emri dhe vepra e këtij kolosi të Vuksanlekajt, do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona dhe do të na bëjnë dritë nëpër shekuj, duke frymëzuar brezat e ardhshëm të Popullit Shqiptar, që të punojnë për të njëjtat ideale të larta kombëtare, që luftoi edhe ky kreshnik i Malësisë tonë trime.
Është për të ardhur keq që Qeveria, Presidenca dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës, nuk i kanë vlerësuar kurrë ndihmesën dhe sakrificat e mëdha që kanë bërë djemtë heroik të Malësisë tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa kontributin e të cilëve çlirimi i Kosovës nuk do të ishte i mundur.
Le të shpresojmë së një ditë këto institucione të larta shtetërore në Prishtinë, apo edhe ato në Tiranë, do ta marrin mundimin për të thënë ndonjë fjalë të mirë edhe për këta kolos të diasporës tonë nga Malësia, që ja filluan të parët luftës për shkatërrimin e burgut të popujve në gadishullin e Ilirisë, me emrin famë keq Jugosllavi, se boll u morën duke dekoruar edhe hafije të UDB-së kriminale të Beogradit.
Ja si e përshkruan Andy Apolloni shqiponjën tonë Prelë Caku Camaj ato ditë të rënda zije, kur u nda nga jeta, në poemën e tij, që thuri enkas për të :
Prelë Caku Camaj.
1.
Ty shpesh Malësi të thërresin nënë
Të gjithë me radhë burrat e dheut
Dhe shumë theror për ty kanë rënë
Një nder të madh i lanë atdheut
2.
Nëpër çdo shekull dhe rrebesh
Ti qe kështjellë e shqiptarizmit
Dhe ke qëndruar si trimëreshë
Ndaj tërë hordhive të sllavizmit
3.
Këta djemtë e tu si shqipe malit
Si hoqën kurrë armët nga dora
Në luftë me shkijet e Uralit
Me serbomëdhenjtë e me cërrnogora
4.
Luftë bëre dhe me osmanlinj
Çdo vit betejat nuk mbaruan
Po kurrë se mposhtën dot Malësinë
Dhe keq nga ti u turpëruan
5.
Me shpatë u re të tërë barbarëve
Sa herë të shkelën ty në prag
I mbrojte trojet e të parëve
Dhe për to derdhe lumenj me gjak
6.
Ti me flamur të Kastriotit
Në çdo stuhi shumë të vështirë
Porsi kreshnikët dikur motit
Në ballë gjithë kombit i ke prirë
7.
Qe plot me burra legjendar
Që i ka njohur tërë Ballkani
Se thyejnë krajli dhe pashallar
Me ta u mburrë i gjithë vatani
8.
Ish Dedë Gjon Luli trim mbi trima
Mbi çallmat turke frikën mbolli
S’kish parë burrë, burrë si vetëtima
As shtrigë Cetinja dhe as Anadolli
9.
Sa u tmerruan knjazi edhe pasha
Kur në “Kal Turk” vendi u skuq
Dhe thërriste trimi Gjon Tom Hasa
Bini ju vëllazën sot përmbi turq
10.
Gjer lart në qiell shkonin piskamat
Për tokë asqeri i lutej dekës
Kur fort me shpatë qëllonin Camat
Dhe ky kreshnik I Vuksanlekës
11.
Në fushë-betejë Ai e fali jetën
Dhe vdekja kurrë se trembi burrin
Në mal të Bratilës më njëmbëdhjetën
Duke e ngritur lart flamurin
12.
Dhe aty mbeti i gjallë mbi shkëmb
Me një flamur të kuq në dorë
I armatosur rri gjer në dhëmb
Të mbroj kufijtë tanë arbëror
13.
Se një zakon e ka pas Hoti
Armën në dorë e rrok dhe fëmija
Edhe me grusht hahet baroti
Sa herë që ju është prek liria
14.
Sepse lirinë e kish të shenjtë
Dhe çdo hotian për atë vdiste
Shumëkush e ka paguar shtrenjtë
Kushdo guxoi që t’ia u grabiste
15.
Ti me të zeza mbete veshur
Dhe mallin kurrë se shuajte dot
Me djemtë e tu plisin të ngjeshur
Shpërndarë moj Nanë kudo në botë
16.
Ty sytë të mbenë në Amerikë
Që i strehoi tërë vëllezërit tanë
Se ndihmë e saj në çdo rrezik
Tërë kombit tonë ju gjende pranë
17.
Mërgata jonë homazhet mbajti
Dhe ti shumë larg shqetësuar ishe
Por menjëherë mendja të vajti
Tek biri yt, që sëmurë e kishe
18.
Dhe lajmi hidhur mbërriti shpejtë
Këtë ditë të zezë njëmbëdhjetë qershori
Po derdhin lot sot edhe qiejt
Sepse një trim vdekja na mori
19.
Në këmbë u çua tërë Vuksanleka
Ti mbahu Nanë, se djali yt
Larg në Nju Jork e rroku vdekja
Prelë Cak Dragoi, ka mbyllur sytë
20.
Hiç mos mi thoni ju këto fjalë
Për këta heronj që s’vdesin kurrë
Sepse Prelë Cakun e kam prap gjallë
Shqiponjë nderi, përmbi flamur
21.
Se lisi i kombit nuk rrëzohet
Që është ushqyer me trimëri
Por gjithmonë rritet e lartësohet
Edhe mbulohet plot me lavdi
22.
Se në ato vite të përgjakura
Kur tërë udbashët e Serbisë
Përmbi shqiptarët bënin masakra
Ky trim i tha ndal tiranisë
23.
Gjithmonë në ballë të diasporës
Shuplakë të fort u ra titistëve
Çdo ditë i doli zot Kosovës
Dhe luftë u shpalli terroristëve
24.
E mori rrugën bashkë me shok
Nê Gjermani kur vranë Gërvallën
Me trimat erdhi shpejt në Nju Jork
Dhe në Amerikë prap e ringjallën
25.
Për të dëshmuar gjithë tragjeditë
Që nëpër shekuj na kanë bërë
Si malazezët, serbët dhe shkitë
Për ti dënuar dhe bota e tërë
26.
Ti për Kosovë Prelë shumë punove
Gjithë jetën tënde në mërgim
Dhe për atë kurrë nuk pushove
Larg Mëmëdheut, në perëndim
27.
Prandaj dhe sot në Uashington
Këtu në Nju Jork dhe në OKB-ë
Prap zëri yt Prelë fort gjëmon
Free for Kosova dhe UÇK-ë
28.
Që nga Florida në Kanada
Fole kudo me atdhetarët
Kreve detyra shumë të mëdha
Dhe bashkë i bëre, të tërë shqiptarët
29.
Kur Mëmëdheu e dha kushtrimin
Ti tok me djemtë e Atlantikut
Para flamurit bëre betimin
Për luftë u nise në mal të Pashtrikut
30.
Se gjithmonë gati dhe kësaj here
Ti i sëmurë vajte të luftosh
Nëpër Tiranë të bënë shumë ndere
Por ty të thanë në luftë s’do shkosh
31.
Jo Hysni Syla the mos më turpëroni
Unë nga këto fjalë i fyer mbeta
Ju lutem shumë, mos më pengoni
Se për Kosovë, s’më dhimbset jeta
32.
Dhe këtu u ktheve me fitore
Kosovën tonë ju e çliruat
Tok megjithë djemtë prej diaspore
Nga kombi tërë, ju u nderuat
33.
Pran teje sot është gjithë mërgata
Ti çohu sokol dhe mos fli gjumë
Që të na prishë në demonstrata
Dhe ngrehu se kemi shumë punë
34.
Të hipni prap nëpër tribuna
Dhe kundër shkive rreptë të flisni
Që ndaj shqiptarëve të ndalet dhuna
Dhe për “Freedom” të brohorisni
35.
Njerëzit po pret Gjeto Sinishta
Dhe herë pran teje rri i menduar
Ka kryqëzuar sot duar dhe gishta
Për ty është shumë i pikëlluar
36.
Flet dhe Ramiz Lapatinca
Ah more vëlla, kështu qysh na le
Po thonë dhe trimat nga Drenica
Fol o Prelë Caku, a s’po na njeh
37.
Përlotur Gjergji me Zef Kalën
Plot hidhërim asnjë nuk flet
Por dhe Nosh Rroku se nxjerr dot fjalën
Rri shumë mërzitur për vellanë e vet
38.
Ngreu se erdhi dhe Hysni Syla
Komandanti ynë i UÇK-së
Bashkë me shumë trima si bylbyla
Që thyejnë vargonjtë e UDB-së
39.
Ti çohu e fol me Dioguardin
Vëllanë tonë të ndritur arbëresh
Që bashkë e mundët Beogradin
Sepse ka ardhur këtu, mes nesh
40.
Dhe tok me të shko në Kongres
Të flisni prap me senatorët
Se serbët dhe shkitë me malazez
Po na i vrasin prap malësorët
41.
Sot janë plagosur në shpirt dardanët
Kanë ulur kokën bjeshkë dhe male
Se mbajnë dot lotin as shkupjanet
Për këtë humbje kaq të madhe
42.
Që nga Deçiqi në Vlorë të Flamurit
Është ndjerë një dhimbje shumë e fort
Për nipin trim të Dedë Gjon Lulit
Dhe toskët në zi, janë për këtë mort
43.
Në gjysmë shtize flamur bajraku
Plot mërgimtarë nga shumë vende
Sot janë tek ti more Prelë Caku
Dhe po nderojnë këtë veprën tënde
44.
Sepse ajo shkëlqen dhe ndritë
Si një fanar shumë larg ndriçon
Dhe nëpër shekuj, do të bëj dritë
Për çdo shqiptar dhe kombin tonë
Ky artikull i shkruar në Qershor 2008 po dërgohet i plot për botim.
Nga: Themi Tushe, New York – Kingston, Pennsylvania
June 13, 2022.