Premia për fituesin e LK: Reali merr 4.6 milionë euro më shumë se Liverpooli
29 maj 2022
| 08:32
Titulli i 14-t i Ligës së Kampionëve do ta pasurojë Realin e Madridit edhe për 21 milionë euro. Kjo është shuma që është ndarë për fituesin e garës më prestigjioze të futbollit në Evropë.
Ndërsa Liverpooli, finalisti i dytë, do t’i marrë 16.4 milionë euro.
Ky buxhet i UEFA-s sivjet është më i varfër se vitin e kaluar. Më 2021 Chelsea, fituese e Ligës së Kampionëve, i mori 21.6 milionë euro, ndërsa Manchester City 17 milionë euro.