Premier Liga nuk do të lejojë pesë zëvendësime sezonin e ardhshëm
06 gusht 2020
| 15:37
Klubet e Premier Ligës kanë vendosur të kthehen te rregullat për lejimin e vetëm tre zëvendësimeve për ndeshje gjatë sezonit të ardhshëm 2020/21, përkundër që FIFA ua mundësoi që edhe sezonin e ardhshëm të vazhdojnë me nga pesë zëvendësime.
Kur futbollit anglez iu dha leja për ta rinisur sezonin në qershor, pas një pauze tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë, ndeshjet nisën me disa rregulla të reja, të cilat u vendosën për sigurinë e lojtarëve dhe stafit.
Mirëpo të enjte gjatë një takimi të aksionarëve dhe klubeve, ato kanë votuar kundër propozimit që të vazhdohet me nga pesë zëvendësime edhe për sezonin e ardhshëm.