Premtim Gashi, i vrarë mbrëmë ishte liruar nga burgu para disa ditësh
02 shtator 2024
| 16:36
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së dieles në kryeqytet.
Si pasojë e përleshjes së armatosur mes dyja grupeve, një person ka mbetur i vdekur e pesë të tjerë janë plagosur, të cilët po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë dy familje të njohur të Prishtinës, Sekiraqa dhe Gashi, që njihen si “Capat”.
Rasti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që dyja familjet kishin mes vete.
Lidhur me këtë rast, emisioni Kosova Today, ka siguruar informacione të reja për viktimën.
Sipas informatave, Premtim Gashi, ishte liruar nga burgu para disa ditësh.
Tashmë trupi i pajetë është tërhequr dhe ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 16:00.