Premtimi i Kurtit: Do të ndërtojmë fabrikën për municione, sot bëra hapin e parë

27 nëntor 2024 | 11:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit për nisjen e procedurave në lidhje me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit.

“Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore, kjo është dëshmuar si me numrin e dyfishuar të ushtarëve, si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnime jashtë vendit që janë katërfishuar, si me investime në armatim që janë shumëfishuar”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Më tutje, Kurti ka njoftuar se do të hapen edhe laboratorët për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë.

“Këtë ditë të rëndësishme po e shënojmë me vendim të rëndësishëm, që posa e nënshkrova para mbledhjes, dhe me një hap të domosdoshëm besojmë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do të themelojmë komisionin ndërministror për nisjen e procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e…