Premtohet heqja e taksës së dyfishtë për bizneset e peshkut

05 nëntor 2018 | 17:12

Tarifat për taksën e dyfishtë ujore që po paguajnë bizneset e peshkut, po paraqesin sfidë të madhe për bizneset e kësaj veprimtarie, u tha në takimin që kishin përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Të njoftuar me këtë rast edhe gjatë takimeve të mëparshme që kishte OAK-u bashkë me ministrat, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka premtuar se për një kohë të shkurtër do të merret vendim për heqjen e një takse e cila është e paligjshme dhe po i rëndon shumë bizneset.

Në takim ishin prezent edhe pronari i biznesit “Trofta” Smajl Bytyqi dhe sekretari i shoqatës së prodhuesve të mishit të peshkut Zymber Shabanaj, të cilët shpjeguan në hollësi rastin se si këto biznese paguajnë tarifa shumë të mëdha mujore për Hidro Drini, nga i cili uji nuk shfrytëzohet por gypat vetëm kalojnë andej, duke theksuar se mund të jetë logjike të vendoset një taksë për mirëmbajtje në bazë të m2 të gypave për kompanitë, por jo siç janë duke vepruar tani, duke vendos edhe taksë ujore, taksë për të cilën është e caktuar në bazë të ligjit vetëm MMPH.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe drejtori për Produkte…